MPB: 845 persona kanë shkelur masat për mbrojtje nga Covid-19

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 217 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 63 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Marketing

Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku janë regjistruar tre shkelje të masës së izolimit-vetizolimit.

Nga MPB gjithashtu informojnë se 845 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.

Marketing