MPB demanton se 20 mijë njerëz kanë dy numra amë

Lidhur me brifingun e kreut të VMRO-DPMNE-së, ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme, sipas të cilës deklarata se në vend ka 20 mijë qytetarë me nga dy numra amë është e pa bazë dhe e pa argumentuar.

Marketing

MPB pranon se ka ekzistuar kjo dukuri, por thotë se ajo ka filluar që nga viti 1981 dhe pas zbulimit menjëherë ka filluar shlyerja e këtyre numrave amë dhe kjo procedurë është në rrjedhë e sipër, ndërsa deri tani janë eliminuar pjesa më e madhe e tyre.

Marketing