MPB: Dënime rigoroze për shkaktimin e zjarreve

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga shpërthimi i zjarreve, prandaj apelojmë deri te qytetarët që të mos i djegin mbeturinat, kashtën në fusha dhe të mos gjuajnë cigare të ndezura në hapësira të hapura, apeluan sot nga MPB-ja.

Marketing

Përkujtojnë se secili që në çfarëdo lloj mënyre do të shkaktojë zjarr do të përballet me dënime rigoroze, gjegjësisht dënime me burg prej gjashtë deri tetë vjet.

MPB, kumtojnë, po ndërmerr masa të koordinuara parandaluese, në bashkësitë lokale, me grupe këshilluese qytetare, me kohë të zbulohen këto dukuri, ndërsa në bashkëpunim me institucionet tjera adekuate janë përforcuar edhe aktivitetet kontrolluese represive.

Marketing