MPB do të lëshojë letërnjoftime sot dhe nesër

Të gjithë sektorët për punë administrative të MPB do të punojnë sot dhe nesër ( 29 dhe 30 tetor 2018), kështu që qytetarët edhe këto ditë do të mund të nxjerrin letërnjoftime.

Marketing

Të gjitha kërkesat për lëshimin e letërnjoftimeve (të dëmtuar, të humbur apo të vjedhur) sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të miratohen urgjentisht në të gjitha Sektorët rajonalë për punë administrative pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk posedon dokument udhëtimi biometrik.

Siç kumtoi MPB, kërkesat për letërnjoftime do të pranohen edhe aprovohen urgjentisht duke përfshirë edhe të shtunën (29 shtatorin) deri në orën 16:30.

Menjëherë pas pranimit të aplikimeve për letërnjoftime, Sektori për informatikë do t’i përpunojë dhe do t’i dorëzojë deri te sektori kompetent për shpërndarje me kohë deri te Sektori për punë administrative.

Në ditën e referendumit (të dielën 30 shtator), Sektori për punë administrative do të punojnë vetëm për lëshimin e letërnjoftimeve në periudhën prej orës 7:00 deri në orën 19:00.

Marketing