MPB do të veprojë nëse komunat nuk respektojnë ndalimin për “Diellin e Verginas”

Skadoi afati në bazë të marrëveshjes së Prespës që “Dielli i Verginas” të mos përdoret më nga institucionet publike, flamujt dhe nga ndërmarrjet publike.

Marketing

Nga Qeveria thonë se komunat dhe ndërmarrjet publike i mbajnë vetë kostot e dispozitave të marrëveshjes.

Nga MPB shkurtimisht thonë se nëse ka njoftim nga komunat ose ndonjë qytetar, se nuk po zbatojnë asnjë nga dispozitat nga ana e institucionet e ndërmarrjeve publike ose komunat, do të jenë të detyruar të veprojnë sipas kërkesës.

Ajo që u vërejt ditëve të fundit ishte heqja dhe fshirja e diellit nga Kutlesh e cila ishte një simbol i mbrojtur i disa institucioneve publike, si dhe ndërmarrja NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet”, por tani ky simbol është hequr. Ekipet e këtyre kompanive këto ditë po punojnë për të fshirë këtë shenjë dhe për ta hequr atë nga pusetat në rrugët e qytetit dhe vendet publike.

Marketing