MPB-ja me detaje për arrestimin e anëtarit të grupit “Bellanoca”

Policia parmbrëmë ka arrestuar Abdulla Sadiki, njërin nga anëtarët e grupit kriminel “Bellanoca”, që është vazhdimësi e aksionit paraprak para një muaji në Hasanbeg.

Sektori për punë të brendshme në Shkup, deri te PTHP-ja Shkup, ka dorëzuar padi penale kundër personit A.S (41) nga Shkupi për shkak dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprave penale “përpunim dhe futjen e lëndëve narkotike në treg”.

Më 11.06.2019, me urdhër gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer bastisje në një shtëpi dhe disa lokalitet tjera kundër personit A.S, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar pishtoll “CZ 100” – 9mm, 10 fishekë -9mm, 14 fishekë- 7,62mm, kokainë, amfetaminë dhe disa gjëra tjera që janë përdorur për përpunimin e kokainës. Personi është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor, kanë njoftuar nga MPB-ja.

I arrestuari Sadiki, i ashtuquajtur Diki Bellanoca, ëstë i afërm i vëllezërve Bekim dhe Ibrahim Jahja.