MPB kontrollon dhe nga ajri, ndihmës drejtori Bajrami sjellë pamje të mrekullueshme (Foto)

Aktivitetet të cilat ka filluar në mbarë vendin që nga pasditja e të Premtes po respektohet në masë të madhe por me raste të veçanta të cilat tashmë regjistrohen nga ana e organeve kompetente të cilët po bëjnë punë të mrekullueshme në mbajtjen e rendit dhe qetësisë si dhe menaxhimin e situatës edhe me virusin Covid19 që ka kapluar jo vetëm vendin tonë por edhe mbarë botën.

Marketing

Kështu, Ministria e punëve të brendshme po kontrollon vendin jo vetëm përmes tokës por edhe nga ajri ku patrulla të veçanta të policisë po vëzhgojnë gjithë teritorin çdo ditë edhe nga ajri.

Me këtë rast, sot ndihmës drejtori në MPB, Shefik Bajrami ka sjellë pamje të mrekullueshme nga qielli pas patrullimeve që janë bërë disa lokacioneve në vend e që tregojnë jo vetëm punën e policisë por edhe bukuritë e vendit.