MPB me ankesa deri te SHGM, KEM dhe ASHMAA

Ministria e Punëve të Brendshme dërgoi ankesa te Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Këshilli për Etikë në Media dhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale për shkak të informimit të mediave të caktuara për incidentin në ndeshjen futbollistike në fshatin Volino.

Siç kumtuan nga MPB, ankesa është për shkak të dezinformimit të dukshëm me vetëdije nga disa media në lidhje me incidentin dhe presin organizatat gazetareske të reagojnë në veprimin e tillë joprofesional.

“Shpresojmë se këto organizata në mënyrë adekuate do të reagojnë në veprimin joprofesional, joetik dhe dukshëm dezinfomues, me qëllim të nxitjes së urrejtjes, dhunës dhe padurimit të disa mediave, edhe pse që nga fillimi me informacion me gojë, ndërsa pastaj edhe nëpërmjet shkrimit dhe përmes fragmenteve të ngjarjeve të ditës Ministria e Punëve të Brendshme detajisht ka informuar për këtë ngjarje”, citohet në kumtesën e MPB-së.

evn