MPB me informacione fillestare për aksidentin në Draçevë

Pesë persona e kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në hyrje të lagjes Draçevë të Shkupit, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing

Sipas informacioneve fillestare deri te aksidenti ka ardhur kur një automobil “reno 5” është përplasur në një kamion për mbeturina të “Higjienës Komunale” në afërsi të pompës së benzinës “Lukoil” në rrugën “Boris Trajkovski”.

Siç kumtuan nga MPB-ja në vendin e aksidentit jetën e kanë humbur pesë personat që gjendeshin në makinë.
Në mesin e viktimave nuk ka fëmijë. Viktimat janë të moshës 54 vjeç, 40 dhe 37 vjeç, të gjithë nga Shkupi.

Ekspertiza ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa komunikacioni ishte i bllokuar. Nga MPB-ja më shumë hollësi për ngjarjen paralajmëruan gjatë ditës së sotme.

https://www.facebook.com/iNFOMAX.mk/videos/2309250262647497/