MPB në aksion, zbulohen shofer që konsumojnë alkool dhe shumë shkelje tjera në komunikacion

Sektori për sigurinë në komunikacion pranë SPB në Shkup gjatë ditës së djeshme nga ora 22 deri në ora 04 e mëngjesit ka realizuar një akcion për zbulimin e shoferëve të cilët drejtojnë makinat nën ndikim të alkoolit.

Marketing

Nga ana e policisë janë kontrolluar 187 shofer dhe prej tyre tek 33 është vërtetuar prania e konsumimit të alkoolit derisa janë zbuluar edhe 50 shkelje tjera.

Në lidhje me drejtimin e makinave me shpejtësi të tepruar nga e lejuara është zhvilluar gjithashtu një aksion nga ora 6 e mëngjesit deri në ora 22 e mbrëmjes ku është konstatuar se 47 shofer kanë shkelur shpejtësinë e lejuar.

Gjithashtu janë konstatuar edhe 82 shkelje tjera ku janë shqyptuar 21 dënime, ndërsa janë ngritur 24 makina të cilat ishin parkuar në vende të palejuara.