MPB: Numri i aksidenteve këtë vit, me ulje për 12%

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e shtuara në komunikacion, të cilat thotë se po japin rezultate në uljen e aksidenteve, përfshirë dhe ato me fatalitet.

Marketing

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski, bëri të ditur se të premten në Shtip janë sanksionuar 106 shoferë, 45 prej të cilëve për vozitje të shpejtë.

“Që prej kur kemi filluar me zbatimin e këtyre masave, është evidente se numri i aksidenteve por edhe rastet e vdekjes në komunikacion kanë shënuar një trend të uljes dhe ajo vazhdimisht shënon rënie. Viti 2020 ka qenë viti kur kemi shënuar vdekje më së paku në aksidentet në komunikacion dhe i njëjti trend i uljes po vazhdon edhe në vitin 2021. Marrim për krahasim periudhën nga 1 janari i këtij viti deri më 15 prilli të këtij viti dhe e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2020, shohim se kemi rënie të aksidenteve në komunikacion për 12 për qind, ndërsa për 14 për qind kanë shënuar rënie viktimat në aksidentet në komunikacion.”,- tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski.

Angelovski po ashtu apeloi deri tek qytetarët e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat në komunikacion, me qëllim që të gjithë së bashku të japim kontribut për ruajtjen e jetës së njerëzve.

Marketing