MPB: Parregullsi në disa vendvotime gjatë votimit

Ministria e Punëve të Brendshme sot pasdite informoi për parregullsi të evidentuara në disa vendvotime lidhur me votimin në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Marketing

Sipas MPB-së, prapa shkollës firllore “Nevena Georgieva – Dunja”, jashtë vendvotimit, janë gjetur rreth 10 fletushka me përmbajtje lidhur me zgjedhjet presidenciale. Edhe në rrugën “Kosta Novakoviq” në dy ndërtesa, nga ana e qytetarëve është paraqitur se ka fletushka të hedhura me përmbajtje lidhur me zgjedhjet presidenciale.

Në orën 12:30 nga Komisioni komunal zgjedhor në vendvotimin numër 0764 në fshatin Drugovë të Kërçovës është paraqitur se J.J. me telefon celular e ka fotografuar fletëvotimin. Personi është thirrur në stacionin policor në Kërçovë dhe është njoftuar prokurori publik.

Në orën 14:30, nga ane zëvendëskryetarit të Këshillit zgjedhor në vendvotimin numër 2666 në Shkollën fillore “Zllatan Sremac”, në rajonin e Stacionit policor Kisella Vodë, është paraqitur se V.Ç.(31) nga Shkupi nga korridori me telefon celular e ka fotografuar këshillin vendor. Nga ana e nëpunësve policorë personi është mbajtur edhe në SP për procedurë të mëtutjeshme.

Në SP Koçanë, S.S. ka paraqitur përmes telefonit se në afërsi të vendvotimeve 875 dhe 876 në fshatin Çeshinovë, Koçan, në mënyrë të paautorizuar janë mbajtur disa persona. Nga ana e nëpunësve policorë nuk janë konstatuar pretendimet nga paraqitja.

Nga ana e degës komunale të një partie politike nga Çeshinova-Oblesheva në formë të shkruar është paraqitur se dy persona nga fshati Obleshevë me automjet udhëtues kanë kryer agjitacion në fshatin Obleshevë. Nga ana e nëpunësve policorë që kanë dalë në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar pretendimet për paraqitjen.

Marketing