MPB: Për 24 orë janë gjobitur 91 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Pesë persona janë lënduar më lehtë, ndërsa dy më rëndë në gjithsejt nëntë fatkeqësi komuniakcioni të regjistruara në 24 orët e fundit në Shkup.

Marketing

Policia rrugore sanksionoi 91 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga trafiku ka përjashtuar gjithsejt nëntë vozitës, prej të cilëve dy që drejtonin automjetin nën ndikim të alkoolit dhe shtatë vozitës të cilët kanë drejtuar automjetet para se të përfitohen me patent shofer.

Nga trafiku janë përjashtuar 46 automjete, 22 me leje qarkullimi të skaduar, 121 automobila të cilët ishin parkuar në mënyrë të parregullt, ndërsa me automjetin e posaçëm janë marrë 66 automjete.

Njëzet e dy vozitës janë dënuar për përdorim të telefonit celular.

Marketing