MPB prononcohet për incidentin e armatosur në Çair

Një incident i armatosur ka ndodhur në Çair të Shkupit, ku një person ka mbetur i plagosur.

Marketing

Sipas informatave të para, rasti motivet e të cilit ende nuk dihen, ka ndodhur disa minuta para orës 18 të mbrëmjes së sotme, këtë e konfirmuan edhe nga MBP.

“Sot rreth orës 17:45 është paraqitur se në rrugën “Llazar Trpovski” është gjujatur drejt personit V.B (40) nga Shkupi, në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë. Në të kanë shtënë personat E.H., E.A. dhe R.N. Personi V/B. është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Po punohet për zbardhjen e rastit”, thanë nga MPB.

Ekipet e policisë janë në terren dhe po hetojnë gjithçka që lidhet me incidentin në fjalë.

Marketing