MPB: Regjistrohen 500 shkelje për mos mbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë 24 orëve të fundit (13/14.01.2021) Ministria për Punë të Brendshme njofton se në gjithë territorin e vendit ka regjistruar gjithsejtë 500 shkelje për mos mbajtje të maskës mbrojtëse si masë preventive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Marketing

Nga MPB-ja në vazhdimësi apelojnë për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Marketing