MPB: Shitja e fishekzjarrëve të denoncohet në polici ose në 192

Ministria e Punëve të Brendshme sot përmes kumtesës apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat ligjore dhe të bashkëpunojnë me policinë nëse vërejnë persona të cilët shesin mjete piroteknike dhe t’i paraqesin te nëpunësit policorë personalisht ose përmes numrit falas të telefonit 192.

Marketing

“Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike, me të cilat prishet rendi publik, qetësia dhe siguria e qytetarëve dënohet me gjobë me vlerë prej 200 deri 500 euro”, përkujtojnë nga MPB-ja.

Prej aty apelojnë deri te minorenët që të mos përdorin fishekzjarr, pasi ato paraqesin rrezik për shëndetin e tyre.

Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike dënohet në pajtim me Ligjin për prishje të rendit publik dhe qetësisë, Ligjin për mbrojtje nga materiet shpërthyese dhe Kodit penal të Republikës së Maqedonisë.