MPB vepron rreth ngjarjeve të paraqitura lidhur me zgjedhjet

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot prej orës 11:00 deri në orën 12:00 janë paraqitur ngjarje lidhur me procesin zgjedhor. Nga MPB potencojnë se bëhet fjalë për paraqitje rreth të cilave po veprojnë, përkatësisht e konfirmojnë situatën faktike dhe pasi që të verifikohen faktet, do të informojnë në mënyrë adekuate.

Marketing

“Në Sektorin policor Shuto Orizarë, F.A. rreth orës 11:05 ka paraqitur se fqinji i tij në rrugën “Garsia Lorka” i ka marrë fqinjët e tjerë me automjetin e tij dhe i ka bindur të votojnë për një parti politike në SHF “26 Korriku”. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Në Stacionin policor Bit Pazar, ceket në kumtesë, rreth orës 11:12, nga një parti politike është paraqitur se në vendvotimin në SHF “Nikolla Vapcarov” në rr. “Dizhoni”, rreth 10 persona kanë lëvizur rreth vendvotimit. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk janë hasur persona të tillë.

“Nga një parti politike nga Koçani në Stacionin policor Koçan është paraqitur se tre persona po ushtrojnë agjitacion ndaj votuesve në vendvotimet nr.844 dhe nr.845 në Koçan. Po punohet në ndriçimin e rastit. Nga një parti politike në Koçan në Stacionin policor Koçan është paraqitur se para vendvotimeve nr.834 dhe nr.834/1, një person i panjohur me automjet ka bërë evidencë të personave të cilët lëviznin drejt vendvotimeve. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit”, qëndron në kumtesën e sotme të MPB-së.

Në orën 11:00 në Stacionin policor Koçan, P.P. nga Koçani ka paraqitur parregullsi gjatë votimit para SHF “Rade Kratovçe” në Koçan, përkatësisht se Z.S. gjoja ka shpërndarë para. Nga MPB informojnë se po ndërmerren masa për ndripimin e rastit.

“Nga një parti politike në Koçan në Stacionin policor Koçan është paraqitur se tre persona me automjet në lagjen Orizare sjellin në mënyrë të organizuar votues. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit. Nga një parti politike në Koçan në Stacionin policor Koçan është paraqitur se katër persona i kanë penguar votuesit ta realizojnë të drejtën e tyre në lagjen Orizare. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit”, kumtuan nga MPB.

Në orën 10:35 në Stacionin policor Kriva Pallankë, shtojnë nga MPB, N.T. nga Rankovci ka paraqitur se një person nga Rankovci ka ardhur deri te vendvotimi nr.0987 me disa njerëz dhe ka agjituar. Por ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.

“Në orën 11:05 në Stacionin policor Kriva Pallankë, M.T.S. ka paraqitur se në rr. “8 Shtatori” disa persona i kanë fotografuar qytetarët të cilët hyjnë për të votuar në vendvotimin në kopshtin “Detelinka”. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit”, kumtojnë nga MPB.

Në sektorin policor Novo Sellë, ndërkaq, ka pasur paraqitje se në oborrin e shkollës në fshatin ku ishin vendosur vendvotimet T.Q. ka ushtruar agjitacion. MPB kumtoi se po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.

Gjithashtu, pas masave të ndërmarra lidhur me ngjarje paraprakisht të paraqitura, të cilat tashmë u publikuan nga MPB, është konstatuar se lidhur me ngjarjen në të cilën E.E. nga Manastiri ka paraqitur se persona të panjohur i kanë ofruar para për të votuar, janë ndërmarrë masa dhe nuk janë konfirmuar thëniet në paraqitje.

“Lidhur me ngjarjen në të cilën F.G. nga Prilepi ka paraqitur se para SHF “Kliment Ohridski” në Prilep, një grup qytetarësh kanë kryer agjitacion, janë ndërmarrë masa dhe nuk janë konfirmuar thëniet në paraqitje”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Marketing