Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë përmes një kumtese për media ka hedhur poshtë pohimet e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, në lidhje me akuzat për blerje të deputetëve gjatë votimeve për ndryshimet kushtetuese.

MPJ e Maqedonisë pohimet e Rusisë i vlerëson si të pabaza dhe të pavërteta dhe me tendencë që të pengohet procesi me rëndësi historike për qytetarët e Maqedonisë.

“Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me respektim të plotë të parimeve demokratike dhe procedurë parlamentare, sollën vendim që reflekton me angazhimin dekadësh të Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ata shtojnë se duke mbetur të përkushtuar për eurointegrimet, Maqedonia edhe në të ardhmen do të angazhohet për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Artikulli paraprakBardhi, futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit vendor
Artikulli tjetërNedelkov rrezikon të dënohet me 6 muaj burg, kërcënoi Zaevin