MPJ demanton VMRO-në: Paga për qershorin është paguar dje

Lidhur me të pavërtetat e shfaqura me sigurimin shëndetësisë të të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dua t’i theksoj faktet vijuese. Paga të punësuarve në MPJ, si edhe në institucionet tjera shtetërore, në pajtim me rregulloren ligjore, nuk mund të paguhet pa kontributet e paguara rregullisht për sigurim shëndetësor dhe pensional.

Marketing

Gjithashtu fakt është se paga në MPJ-së në vazhdimësi paguhet rregullisht – paga për qershorin e vitit 2019 u pagua gjatë ditës së djeshme (3 korrik të vitit 2019).

Ministria e Punëve të Jashtme punon në vazhdimësi dhe në kohë i paguan pagat dhe të gjitha kontributet për të punësuarit e saj. Për ta konfirmuar faktin se MPJ-ja rregullisht i paguan kontributet e obligueshme, u rekomandojmë të drejtoheni në DAP, Fondin e Sigurimit Pensional dhe Fondin e Sigurimit Shëndetësor.

Marketing