MPJ e Kosovës dënon ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dënuar ndalimin në Maqedoninë e Veriut, të ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, veprim ky që ndodhi pas një fletë-arresti të Serbisë.
Këtë e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ndërsa thekson përmes facebook se ky është edhe një tjetër shembull i keqpërdorimit politik nga Serbia, njofton Klan Kosova.

Marketing

”Dënojmë ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë sê Veriut sipas një njoftimi të Interpolit të sponsorizuar nga shteti serb.
Kjo është përsëri një shembull i keqpërdorimit politik që Serbia* bën më sistemin e flet-arrestit. Ne do ta ngremë çështjen tek Bashkimi Evropian dhe do të kërkojmë veprime të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla të keqpërdorimit nga Serbia*, përndryshe kundërmasat do të merren nga ana e Kosovës.

Jemi në kontakt me autoritetet e Shkupit dhe besojmë së rasti do të zgjidhet se shpejti në frymen e bashkëpunimit të ngushtë që kemi më Maqedoninë e Veriut. Falenderim për të gjitha autoritetet në Maqedoninë e Veriut, veqanërisht për lidershipin shqiptar atje.

*Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera.
Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon”.

Marketing