Pas plotësimit të të gjitha kërkesave ligjore për hyrjen në fuqi të marrëveshjes përfundimtare dhe ndryshimeve kushtetuese, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të publikojë datën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe të së drejtës kushtetuese në Gazetën Zyrtare.

Pastaj, siç kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme, Republika e Maqedonisë Veriore dhe Greqia do të paraqesin letër të përbashkët Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, me të cilën e informojnë Antonio Guterres për datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes përfundimtare, me çka merr fund kontesti bilateral mes të dyja vendet.

Pas kësaj, Republika e Maqedonisë Veriore në mënyrë adekuate informon Sekretariatin e OKB-së, vendet anëtare, shteteve vëzhguese të OKB-së, dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare për ndryshimet, thuhet në deklaratë.

Ministria e Punëve të Jashtme thekson se e gjithë kjo pritet të ndodhë në ditët në vijim.