MPJ-ja greke shprehu ngushëllime për aksidentin tragjik

Keqardhje të thellë, si dhe ngushëllime dhe solidaritet deri te qytetarët dhe qeveria, shpreh Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë pas aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë.

Marketing

“Ndjejmë keqardhje të thellë për aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë. Në mendjet tona janë familjet e viktimave dhe të të afërme të tyre. Shprehim ngushëllime dhe solidaritet të sinqertë me qytetarët dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut”, shkruan MPJ-ja greke në profilin e saj zyrtar në Tuiter.

Sipas agjencisë informative greke ANA-MPA, menjëherë pas aksidentit, ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugallos e ka lajmëruar Nikolla Dimitrovin që t’i shprehë ngushëllime dhe mbështetje në momentet e vështira të vendit.

Marketing