MPJ-ja greke sqaron zbatimin e drejtë të “Prespës”

Prej 12 shkurtit përdorimi zyrtar i emrit të fqinjit verior është “Republika e Maqedonisë së veriut”, emri i shkurtë Maqedonia e Veriut”, ndërsa prapashtesat për shtetin dhe organet do të jenë “qeveria/ministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut apo Maqedonisë së Veriut”, shkruan në qarkoren informuese të MPJ-së greke dërguar shërbimeve publike me udhëzimet për përdorimin e termeve dhe implementimin e drejtë të Marrëveshjes së Prespës, kumtoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Marketing

Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina, MPJ greke potencon se emri i ri vlen për të gjitha përdorimet, për të gjitha qëllimet dhe në të gjitha organizatat, institucionet dhe forumet ndërkombëtare dhe rajonale, por edhe në postën zyrtare bilaterale. Në të kundërtën, nëse nuk do të përmbahet përdorimi i drejtë i emrit dhe termeve, posta zyrtare, nuk do të pranohet dhe do t’i kthehet dërguesit.

Lidhur me dokumentet, në qarkoren sqarohet se emri i ri do të figurojë në të gjitha dokumentet e lëshuara pas 12 shkurtit, ndërsa gjatë periudhës kalimtare deri në dhënien e dokumenteve tër eja të udhëtimit, gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi do të vendoset vulë sipas së cilës do të sqarohet se rrjedhin nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Për temën konkrete lidhur me dokumentet e udhëtimit, sipas ANA-MPA-së, autoritetet kompetente greke do të japin udhëzime të posaçme. Paralelisht ndërpritet validiteti i “Memorandumit për masa praktike” nga Marrëveshja e përkohshme sipas të cilit në dokumentet me emrin e vjetër kushtetues autoritetet greke vendosin vulë “nga Greqia është e njohur si IRJM”.

Për përdorimin e prapashtesave për shtetin, qeveria, ministrat dhe ngjashëm, në qarkore, MPJ greke sqaron se është e drejtë të përdoret: “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut” apo “Qeveria e Maqedonisë së veriut”, “Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut”, ndërsa jo “qeveria maqedonase” apo “ministri maqedonas” dhe kjo vlen edhe për të gjitha subjektet private të financuara nga shteti.
Për shtetësinë, përdorimi i drejtë është “maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë veriore”, përderisa ndërkaq për targat shkurtesa do të jetë NM apo NMK, ndërsa për kodet e tjera për vendin mbeten shkurtesat MK dhe MKD.

Për pjesëmarrje të delegacioneve greke në takime ndërkombëtare për vendin fqinj nevojitet përdorimi zyrtar i termeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, përkatësisht për përfaqësuesit e vendit fqinj duhet të regjistrohen nën termet “përfaqësues/ funksionar/ ministër/ ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Në qarkore, Ministria e Punëve të jashtme e Greqisë, potencon se delegacionet greke duhet të jenë të kujdesshme dhe menjëherë të reagojnë nëse vërejnë përdorim të gabuar nga një vend i tretë apo organizues apo se nuk ka përdorim të drejtë të emrit dhe terminologjisë në pajtim me marrëveshjen.
Në të kundërtën, sipas qarkores, siç kumtoi ANA-MPA, “secili delegacio0n grek që merr pjesë në takim ndërkombëtar nuk duhet të nënshkruajë apo të miratojë tekste kur në to ka përmendje të gabuar të emrit dhe të terminologjisë në bazë të marrëveshjes”.

Javën e kaluar, burime diplomatike greke për MIA-n paralajmëruan se Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, në ditët në vijim do të dërgojë qarkore drejtuar administratës publike me të cilën do t’i informojë për ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut.