MPJ ka dorëzuar tre nota verbale deri te OKB për të informuar për ndryshimet e emrit

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se sot, më 14 shkurt 2019, Republika e Maqedonisë Veriore, në përputhje me detyrimet e Marrëveshjes përfundimtare, ka dorëzuar tre nota verbale.

Marketing

Tre notat verbale të dorëzuara janë: Notë verbale nga Misioni i Përhershëm në Protokollin e Kombeve të Bashkuara, Notë verbale nga Misioni i Përhershëm në Shtetet Anëtare dhe Shtetet vëzhguese UN dhe Notë Verbale nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga MPJ njoftojnë që këto nota verbale u janë dërguar të gjitha organizatave ndërkombëtare, multilaterale dhe rajonale, duke i informuar ata për ndryshimet.

Marketing