MPJ në Shkup i përgjigjet ministrit bullgar

Ministria e Jashtme e Maqedonisë i është përgjigjur me tone të ulta ministrit bullgar të mbrojtjes dhe liderit të VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov, i cili një ditë më pare tha se gjuha maqedonase nuk ekziston.

Marketing

“Deklarata është një rast për kundërpërgjigje të ngjashme dhe krijimin e një rrethi të lidhur negative, që do të na largojë njërin nga tjetrin dhe do të krijonte armiqësi, në vend të miqësisë”, reaguan nga MPJ në Shkup përmes Kanal5. Sipas kësaj ministrie, dy vendet kanë firmosur marrëveshjen për fqinjësi dhe fokusohen në atë drejtim, duke pasur respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe përkujdesje për interesat e fqinjëve. Nga Shkupi kanë theksuar se do të vazhdojnë të kultivojnë marrëveshjen për fqinjësi të mirë.

Marketing