Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë deri tani nuk ka marrë informacione për shtetas të Maqedonisë të cilët kanë kërkuar ndihmë në përfaqësitë konsullare në Greqi, si pasojë e zjarrit që kaploi Athinën.

Nga MPJ thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet e Athinës, por edhe shërbimet për shpëtim, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Informojmë qytetarët se deri tani shtetas të Maqedonisë nuk kanë kërkuar ndihmë në konsullatat në Athinë. Për shkak të zjarrit, në Greqi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Gjithashtu informojmë se numri i telefonit për kontakt në konsullatën e Maqedonisë në Athinë është: 0030 694 474 3071”, thonë nga MPJ.

Përndryshe, së paku 50 persona kanë humbur jetën dhe 150 të tjerë janë lënduar nga zjarret e fuqishme që shpërthyen në rajonin e Athinës.