MSH: Afati i fundit për paraqitje në thirrjen publike për shfaqje të interesimit për punë të mjekëve të mjekësisë në MPSH të SHSH

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se sot është afati përfundimtar për paraqitje në thirrjen publike për shfaqje të interesit për punë të mjekëve të mjekësisë në mbrojtjen primare shëndetësore (MPSH) në shtëpinë shëndetësore.

Marketing

Nga Ministria u bëjnë thirrje mjekëve të interesuar të mjekësisë me licencë për punë në MPSH të paraqiten në thirrjen publike dhe të dorëzojnë letër për interesim në Ministri, me qëllim që të sigurohet mundësi për punë në kohëzgjatje prej gjashtë muajve.

Sipas nenit 8 të ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore mjekët e mjekësisë me licencë për punë duhet të kalojnë në punë gjashtë muaj në mbrojtjen shëndetësore primare në shtëpinë shëndetësore, si një nga kushtet për regjistrim të specializimit.

Ky kusht është i obligueshëm për të gjithë punonjësit shëndetësor me arsim të lartë nga fusha e mjekësisë – mjekë të mjekësisë të cilët me licencë të punës kanë punuar ose do të punojnë pas 22 majit të vitit 2019 sipas Ligjit për plotësime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore. Mjekët e interesuar të mjekësisë duhet të kenë punë provuese të mbaruar, provimin profesional të kaluar dhe licencë për punë”, potencojnë nga Ministria.

Puna në kohëzgjatje prej gjashtë muajve, siç citohet, do të zbatohet në institucionet shëndetësore publike – shtëpitë shëndetësore dhe spitalet e përgjithshme me veprimtari të zgjeruar që kryejnë veprimtari edhe në mbrojtjen shëndetësore primare, në veprimtaritë e ndihmës së shpejtë mjekësore dhe shërimin në shtëpi, mbrojtje parandaluese shëndetësore për fëmijët parashkollor dhe shkollor dhe patronazha polivalente.

Me fitimin e përvojës dhe me marrjen e shansit për punë ata do të marrin stimul plotësues për punë profesionale në karrierën e tyre. Me këto masa, nga Ministria besojnë se do t’i mbajnë mjekët për të punuar në shëndetin publik, ndërsa jo për të shkuar jashtë vendit.