Gjatë ditës së sotme, deri në orën 13 janë vaksinuar 11 fëmijë me vaksinën MRP. Deri tani janë vaksinuar 1.069 fëmijë, Për momentin , nuk ka raste të reja të konfirmuara të persona të infektuar me morbile ( fruthi) kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria përkujtojnë se fëmijët të cilët nuk janë vaksinuar nuk do të pranohen në kopshtet për fëmijë, me qëllim që të parandalohet përhapja e epidemisë së shpallur në Shkup.

Pikat e vaksinimit “Jane Sandaski”, “Bit Pazar” dhe “Bukuresht” nesër do të punojnë nga ora 7:30 deri në orën 13.

Artikulli paraprakTë rinjtë në Maqedoni nuk përfshihen në krijimin e politikave
Artikulli tjetërGolg Ag takohet rastësisht në Medinë me Halil Kastratin (FOTO)