MSH: I përmirësojmë kushtet për punë të mjekëve të rinj

Punonjësit e rinj shëndetësor në mënyrë aktive janë përfshirë në krijimin e politikave shëndetësore që zbatohen në suaza të Ministrisë së Shëndetësisë. Hapëm perspektiva çdo punonjës i ri shëndetësor të ardhmen e tij ta shikojë në shëndetin publik dhe menjëherë pas marrjes së licencës të fitojë mundësi për punë me pacientë. Një pjesë e madhe e mjekëve të rinj, këtë vit shprehën interesim të bëhen pjesë e ekipeve në repartet infektive dhe klinikat për trajtim të pacientëve me Kovid-19, ndërsa paralelisht në të gjithë këtë fillojmë edhe proces të sigurimit të financave për punësimin e tyre të përhershëm, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Sipas ndryshimit të Ligjit për mbrojtje shëndetësore nga janari i vitit të kaluar, siç potencohet, çdo mjek i diplomuar i mjekësisë, i cili ka marrë licencë menjëherë fillon me praktikë gjashtëmuajshe, e cila për herë të parë u është paguar 30.000 denarë në muaj. Puna në kohëzgjatje prej gjashtë muajve zbatohet në institucionet shëndetësore publike, siç janë shtëpitë shëndetësore dhe spitalet e përgjithshme me veprimtari të zgjeruar që kryejnë veprimtari edhe në mbrojtjen shëndetësore primare, në veprimtaritë e ndihmës mjekësore urgjente dhe shërim shtëpiak, mbrojtje shëndetësore parandaluese për fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore dhe patronazhi polivalent.

Në periudhën e fundit janë miratuar mijëra specializime dhe subspecializime, është dhënë pëlqim për pesë mijë punësime në sistemin shëndetësor dhe janë bërë përpjekje për vlerësim përkatës të mjekëve të rinj. Në vazhdimësi zbatohen edhe aktivitete tjera për motivim të kuadrit të ri mjekësor. Ato mbesin në fokus të Ministrisë së Shëndetësisë. Edhe më tutje punojmë në përmirësimin e statusit të tyre, cilësisë së edukimit dhe kushtet në të cilat punojnë, qëndron në kumtesë.