MSH: Në shkurt dozat e para të vaksinës Fajzer

Maqedonia e Veriut në Shkurt do t`I ketë dozat e para të vaksinës Fajezer. Sot pasdite është arritur marrëveshja e drejtpërdrejtë me kompaninë, kurse sasia do të dihet gjatë javëve të ardhshme. Dozat tjera të vaksinës Fajzer do të arrijnë në Mars dhe Prill. Ministria e Shëndetësisë, sic thuhet në një njoftim, vazhdon bisedimet për të siguruar vaksina edhe përmes negociatave me vende anëtare të BE-së si dhe përmes mekanizmit KOVAKS, ku pritet orari dhe data për distribuimin e sasive të para.

Marketing

Sic thuhet në komunikatën e MSH-së ky është një lajm I shkëlqyeshëm për të gjithë qytetarët në fitoren përfundimtare ndaj pandemisë. Ministria njofton se në Janar priten edhe frigoriferët për deponimin e këtyre vaksinave dhe me këtë sistemi ynë do të jetë plotësisht gati për vaksinimin.