MSH: Në trajtimin e pacientëve pozitiv me Kovid 19, mjekët amë veprojnë sipas protokollit të Klinikës Infektive

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se secili mjek amë përmes “Termini Im” i cakton pacientit të vet testim të Kovid 19 dhe i merr rezultatet e pacientit, nëse pacientit i caktohet trajtim shtëpiak i din saktë udhëzimet për ndjekjen e tij.

Marketing

Për pacientët në trajtim shtëpiak, mjeku amë, siç potencohet, vepron sipas protokollit të konfirmuar paraprakisht dhe të miratuar nga kolegjiumi profesionistë i Klinikës për Sëmundje Infektiv dhe Gjendje Febrile.

Në pajtim me të njëjtat, mjeku amë ka obligime ta kontaktojë pacientin dy herë gjatë ditës, ta informojë sistemin Termini Im, të cilin pastaj në formë të raportit elektronik e dërgon në Ministrinë e Shëndetësisë dhe deri te Klinika për Sëmundje Infektive.

Ministria e Shëndetësisë ka përfshirë përafërsisht 1.200 mjekë amë në sistemin për detektimin dhe ndjekjen e pacientëve me koronavirus.

Qytetarët që kanë simptoma tipik me Kovid 19, si temperaturë, ethe, kollitje, frymëmarrje të vështirësuar, duhet të paraqiten në telefon te mjeku i tyre amë, e jo të shkojnë në ordinancë.

Mjekët amë përmes anketës epidemiologjike do të konfirmojnë nëse duhet të testohen. Testimin e cakton mjeku amë, përmes sistemit Termini Im me kohë dhe vend të saktë për testim, qëndron në kumtesë.

Marketing