MSH: Nuk ka rrezik për infektim me mikrobin MRSA

Ministria e Shëndetësisë informon se nuk ka rrezik nga infektimi me mikrobin MRSA, pasi ai është gjetur tek një prej të punësuarve në Qendrën Universitare të Klinikës të Stomatologjisë në Shkup.

Marketing

“Në këtë institucion janë marrë të gjitha masat për dezinfektimin dhe izolimin nga ky mikrob. I punësuari tek i cili isht gjetur mikrobi është izoluar dhe nuk vjen në punë. Për parandalim, është bërë dezinfektimi i plotë i hapësirave ku ka punuar i punësuari në fjalë, ndërsa vijon dezinfektimi edhe në të gjitha hapësirat, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Tashmë po zhvillohen vizita parandaluese edhe me të punësuarit e tjerë në këtë institucion.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se nuk ka rrezik nga infektimi dhe se Qendra klinike në mënyrë të vijueshme dhe pa pengesë siguron shërbime shëndetësore për pacientët.

Marketing