MSH: Qytetarët së shpejti me certifikatë shëndetësore digjitale

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut së shpejti do të mund të marrin certifikatë shëndetësore digjitale.

Marketing

“Ministria e Shëndetësisë si përkrahëse e zhvillimit teknologjik të vendimeve të bazuara në standarde ndërkombëtare, bashkohet në rrjetin ‘CommonTrust’ për dhënien e certifikatave shëndetësore digjitale përmes aplikacionit të ri ‘CommonTrust’. Me këtë hap, ministria vlerëson se qytetarëve të Maqedonisë do t’u rriten mundësitë për certifikatë shëndetësore digjitale sipas standardit global ‘Smart Health Card’. Kjo për qytetarët do të thotë se do të mund ta dokumentojnë COVID-19 statusin me qëllim që të mund të udhëtojnë në vende tjera dhe të mund të përgjigjen në kalimet kufitare në shtetet tjera duke mbrojtur edhe privatësinë e tyre. Me CommonPass në mënyrë të thjeshtë mund të merren rezultatet e testit COVID-19 dhe vërtetim për vaksinë dhe ta tregojnë statusin shëndetësor për hyrje në një shtet tjetër pa zbuluar detaje të tjera shëndetësore”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Marketing