MSH: Të dënohen mjekët që bëjnë propagandë kundër vaksinimit

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga institucionet kompetente të veprojnë në përputhje me rregulloret ligjore në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e lajmeve të rreme në rrjetet sociale kundër vaksinimit për Kovid 19. Ministria thekson se një propagandë e tillë anti-vaksinë dhe teoritë konspirative të përhapura në rrjetet sociale janë të pranishme edhe te disa mjekë, madje edhe profesorë në Fakultetin e Mjekësisë, duke minuar punën e kolegëve, në luftën kundër kovid-19, e cila rrezikon shëndetin publik.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë dhe ministri Venko Filipçe çdo ditë bëjnë thirrje për interes më të madh në vaksinimin kundër Kovid-19, si mënyra e vetme për të arritur imunitetin kolektiv dhe për t’i dhënë fund pandemisë.

“Të gjitha institucionet kompetente duhet të veprojnë në përputhje me rregulloret ligjore me qëllim që që të parandalojnë përhapjen e lajmeve të rreme në rrjetet sociale, të cilat mashtrojnë qytetarët dhe dezinformojnë në dëm të shëndetit të tyre”, u përgjigjën nga kabineti i Filipçes në pyetjen e Sdk.mk se çfarë do të ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë kundër punonjësve shëndetësor dhe profesorëve të Fakultetit të mjekësisë, të cilët përhapin propagandë anti-vaksinë dhe teori konspirative kundër vaksinimit në rrjetet sociale.

Marketing