MSHIA me web faqe të re-transparencë dhe e arritshme për të gjithë qytetarët

MSHIA me web faqe të re. Hapja dhe transparenca në punë e arritshme për të gjithë qytetarët.

Marketing

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë prej sot me web faqe të re. Vazhdojmë me realizimin e masave dhe aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në punë.

Në këtë mënyrë, ne e përmirësojmë qasjen e qytetarëve deri te të gjitha informacionet lidhur me punën e ministrisë.

Krahas përmirësimit të pamjes vizuale dhe qasjes më të lehtë deri tek të dhënat, ajo çka është e re në këtë faqe të internetit është edhe plotësimi i një pjesë të standardeve për qasje në informata të personave me aftësi të kufizuara.

Për qasje të plotë deri tek të gjitha informacionet e publikuara në web faqen për personat me aftësi të kufizuara, në rrjedhë është edhe zbatimi i standardeve të tjera të pranuara ndërkombëtarisht për personat me aftësi të kufizuara.

Përmbajtjet e web faqes së re të MSHIA-së gjithashtu janë të përkthyera edhe në gjuhën shqipe dhe paralelisht të gjitha përmbajtjet do të publikohen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

Marketing