Muaji i Ramazanit, uron UT

Urime muaji i shenjtë i Ramazanit
Të nderuar miq,
Në emër të Universitetit të Tetovës dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve të fesë islame ua uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Për të dytin vit me radhë e fillojmë agjërimin duke iu përshtatur kushteve të diktuara nga pandemia globale Covid -19.
Bashkë me solidaritetin, vlerat dhe mirësinë njerëzore që na afrojnë me njëri- tjetrin sidomos në këtë muaj, le t’i respektojmë masat kundër përhapjes së virusit korona dhe të gjithë të kontribuojmë në rikthimin e jetës normale.
Qoftë i lehtë për Ju ky muaj agjërimi!
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës

Marketing