Muaji tetor, një program i pasur në nder të artit!

Pas një pauze të gjatë, në muajin tetor, Galeria nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut vjen me një ofertë ekskluzive ngjarjesh, deklaron dr. Dita Starova Qerimi. “Këtë muaj e kemi pasuruar me trashëgimi kulturore, e cila do t’i ofrohet publikut me të gjitha masat e nevojshme, duke çmuar kulturën e re që publiku ka integruar gjatë kohëve të fundit, me protokolet e detyrueshme të distancës sociale, të cilat nuk e ndaluan së shijuari artin.”

Marketing

Në vazhdim ndodhet lajmërimi mbi ngjarjet në Galerinë nacionale gjatë periudhës që vijon:

 

  • 1-7 tetor 2020, media digjitale

https://www.facebook.com/events/678727876082379

Manifestimi Ditët evropiane të trashëgimisë kulturore në shtetin tonë do të mbahet nga 1-7 tetor 2020. Tema e shënuar për këtë vit është “Trashëgimia kulturore dhe shkollat”. Ajo është në përputhje me moton e përbashkët – “Edukimi dhe trashëgimia kulturore”, me anë të së cilës shtetet evropiane këtë vit përpiqen të tërheqin vëmendjen e qytetarëve të Evropës, në veçanti të gjeneratës më të re. Orientimi evropian dhe implementimi në procesin arsimor si paracaktim i institucionit tonë konfirmohet me anë të pjesëmarrjes aktive në këtë manifestim. Me këtë rast ISH Galeria nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut merr pjesë në dy projekte, video/përshkrime digjitale të cilat janë publikuar në rrejtet sociale, një praktikë që ndodh në të gjithë Evropën për shkak të pandemisë së Kovid-19 dhe rekomanimeve të OBSH.

Projekti i parë – punëtori  është frymëzuar nga ekspozita e Atanas Atanasoskit me titull “Fascinime të peizazhesh 20” („Пејзажни фасцинации 20“) në Çifte Hamam, instalim në hapësirën e skulpturuar me anë të vegjetacionit. Nga këtu doli dhe titulli “Fascinime fëmijërore 20”. („Детски фасцинации 20“.)

https://www.facebook.com/starova/videos/10157571490320658/UzpfSTEwNzk3ODE4OTI3ODk1ODozMzY3NDQ2Nzg2NjY1Mzk5/?eid=ARCl4STGKpsOKb-gyH697xF1PYNcD9Qn_4jfZ1I7joRWtoSnZxMeEJmMzQI_xfVCGCXZKaciZ0Omgamz

Projekti/ Video e dytë është rezultat i punëtorisë e cila u zhvillua gjatë muajve të verës me titull “E dua vendlindjen time”. Për pjesëmarrje në këtë projekt iu bë thirrje të gjithë fëmijëve të diasporës, nga e gjithë bota. Tema dhe motivi i projektit figurativ ishte gjithçka që për këta fëmijë përfaqësonte vendi i tyre i lindjes, kultura dhe tradita, si pjesë të trashëgimisë kulturore. U dërguan vepra të larmishme arstike, pa kufizim në aspektet e përdorimit të teknikave krijuese.

https://www.facebook.com/events/284972449399605/

 

  • 1-10 tetor 2020, Çifte hamam

75 VJET OSTEN

BIENALE OSTEN për VIZATIM, Shkup 2020  

Ekspozitë e pikturave, vizatimeve dhe grafikave të mbi 200 artistëve nga e gjithë bota.

 

  • 13 tetor, Çifte hamam

Në 13 tetor, në ora 18.30, në Galerinë nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shënohet gjysmë shekulli i dedikimit dhe nderimit të artit figurativ.

Në këtë ekspozitë të pavarur, piktori akademik Pavle Kuzmanovski do të paraqesë 120 vepra: vaj dhe akrilik në kanavacë, pastel, vizatime me bojë dhe laps, grafika të motiveve “dëshmitarë”, vajza, akte, peizazhe dhe natyrë të vdekur. Nëpërmjet këtyre veprave, që do të mbushin sallat e hamamit, do të mund të shihet një pasqyrë e zhvillimit të autorit dhe interesit të tij në disa periudha kohore dhe faza stilistike, duke përfshirë dhe veprat e tij më të reja, të paekspozuara më parë.

Hapja e ekspozitës do të përcillet nga një program me muzikë korale dhe do të marrin fjalën dr – Dita Staova Qeimi, drejtoreshë e Galerisë; Zvonko Davidoviq, përfaqësues i organizatës joqeveritare “Akacija” në Shkup, dhe Ljupço Malenkov, kustos i lartë i Galerisë.

https://www.facebook.com/events/406965500289257

  • 14 tetor deri më 1 nëntor, Stacioni i vogël dhe Hamami i Daut Pashës

Në suaza të edicionit të dytë të Festivalit ndërkombëtar të letërsisë dhe ilustrimeve për fëmijë “Litera”, më 14 tetor do të hapet ekspozita e ilustrimeve të një prej doajenëve të pikturës maqedonase, Dimitar Kondovski. Ekspozita do të mbahet në Galerinë nacionale në objektin e Stacionit të vogël, me protokol të veçantë në përputhje me masat mbrojtëse kundër Kovid – 19. Organizatori i festivalit “Litera”, agjencia “Efektiva” lajmëron një udhëtim interesant të të gjithë vizitorëve dhe mbështetësve të festivalit.

“Galeria nacionale si partner i këtij projekti, gjatë kohës së ngjarjes do të organizojë disa punëtori, ku fëmijë të moshave të ndryshme do të kenë mundësi të edukohen, të njohin dhe të hulumtojnë veprat e Kondovskit.

Në 15, 16, 17 dhe 18 tetor 2020, në oborrin e Hamamit të Daut Pashës do të mbahen katër punëtori të cilat gjatë ditëve do të punës do të fillojnë në ora 12, kurse gjatë fundjavës do të mbahen në dy termine – 11-12.30 dhe 13-14.2. Në suaza të punëtorive do të mbahet dhe një ligjeratë në lidhje me punëtorinë dhe një vizitë e ekspozitave të përhershme në Hamamin e Daut Pashës.

Tema e punëtorisë është “Emocioni ka ngjyrën e vet.” Artistët e rinj do të ilustrojnë histori të tyre, të frymëzuara nga veprat e pionerit të ilustrimit maqedonas, Dimitar Kondovski. Nëpërmjet një procesi krijues ato do të mësojnë se çfarë është ilustrimi dhe se si ai krijohet. Punëtoritë do të mbahet nën mentorimin e edukatorëve të Galerisë nacionale.

 

Dhe kjo nuk është e gjitha! Në Stacionin e vogël janë parashikuar 6 punëtori me temë “Kondovski”, në periudhën nga 15 tetor- 1 nëntor 2020. Këto punëtori do të organizohen në grupe deri në 12 fëmijë, për të respektuar masat e distancimit social. Fëmijët dhe të rinjtë do të krijojnë ilustrime, të frymzuara nga autori Kondovski.

“Ideja jonë është që të përfshihen nxënësit e shkollave fillore. Konkurset janë të karakterit të hapur dhe të mbyllur. Më shumë infromacione mbi organizatorin do të publikohen në rrjetet sociale nga faqja jonë. Andaj, na ndiqni”, deklaroi drejtoresha e Galerisë nacionale dr. Dita Starova Qerimi.

Për të gjithë pjesëmarrësit janë përgatitur befasi nga ana e organizatorit!

 

  • 27 tetor 2020, Hamami i Daut Pashës

Me ekspozitën e lajmëruar për tetor 2020 në Galerinë nacionale, piktori akadamik Reshat Ameti shënon 30 vjet krijimtari, gjegjësisht 30 vjet që nga ekspozita e tij e parë si student, para diplomimit, në vitin 1990, një ekspozitë e realizuar menjëherë pas diplomimit të tij në galerinë Kivi në Vjenë, Austri. Nga ajo ditë e deri më sot krijimtaria e tij është prezantuar në të gjithë botën dhe të gjitha kontinentet. Stili i tij ka lënë gjurmë në shumë koleksione shtetërore dhe private.

Krijimtaria e Reshat Ametit përmban një frymë filozofiko-intelektuale me një shprehje subtile të ndjenjës estetike të të shprehurit, gjeomterisë, dinamikës, narrativit asociativ dhe ëndërrimit. Pikat më të rëndësishme në krijimtarinë eë tij janë: gjeometria si një paraformë, paramateria, e krijuar nga qenia perfeksioniste dhe e profilizuar njerëzore, lirika në formën e një gjesti, shenje, materie që e dinamizon kompozimin, dritën, si një burim jete, shpirtëroren, besimin, fenë, dashurinë dhe sigurisht traditën si një elemente të identifikimit personal.

Në këtë ekspozitë do të jenë të vendosura vepra nga të gjitha periudhat dhe fazat artistike të krijuara gjatë viteve të kaluara.

https://www.facebook.com/events/2767952776772328

 

  • 28 tetor 2020, Çifte Hamam

Ekspozitë e pavarur e Antoni Mazneskit

Galeria nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

Marketing