Muamed Sejdini, president i FFM-së edhe ë 4 Vitet e ardhëshme!

Muamed Sejdini do të jetë president i Fedeatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut edhe për katër vitet e ardhshme. Në Kuvendin e Rregullt dhe Zgjedhor të zhvilluar sot në Shkup, Sejdini me 52 vota pro dhe asnjë kundër rimori besimin e delegatëve për të udhëhequr për një mandatë të plotë me FFM-në.

Marketing

Në këto zgjedhje, presidenti Sejdini nuk kishte kundërkandidat për këtë post, pasi Lidhjet Komunale të Futbollit nuk kandiduan kandidat tjetër për postin e të parit në “Shtëpinë e Futbollit” vendor.

Sejdini për herë të parë në krye të FFM-së erdhi në marsin e vitit 2019-të, duke zëvendësuar kështu Ilço Gjorgjioskin e larguar, ndërsa për dy vite udhëheqje, vlerësohet si presidenti më i suksesshëm në histori të këtij institucioni.

Nën udhëheqjen e kërçovarit, përfaqësuesja e Maqedonisë arriti kualifikimin e parë dhe historik në Kampionatin Europian, ndërsa për dy vite udhëheqje bëri rekord në realizimin e projekteve në infrastrukturë në të gjithë stadiumet e Maqedonisë së Veriut.infosport.mk

Marketing