Muamed Sejdini, Presidenti I Parë Që Shet Drejtat Televizive Të LPFM-Së

Muamed Sejdini, Presidenti I Parë Që Shet Drejtat Televizive Të LPFM-Së

Marketing

BALLINA FUTBOLL Futboll Vendor LPFM TOP LAJME
infosport.mk – 16/07/20190
Çështja e shitjes të së drejtave televizive zyrtarisht është mbyllur dhe ndeshjet e kampionatit më të fortë në futbollin vendor nga sezoni i ardhshëm do të transmetohen nga “Arena Sport” në bashkëpunim me televizionin shtetëror i Maqedonisë së Veriut.

Kjo është hera e parë që nga pavarësia e Maqedonisë që drejtat televizive të shiten jashtë vendit dhe Muamed Sejdini bëhet presidenti i parë dhe iniciatori që ia doli ta bëjë të njejtën, duke dashur që të promovojë futbollin dhe ekipet tona jashtë kufijve të vendit.

Çka fitojnë klubet me shitjen e të drejtave? Përveç reklamimit dhe promovimit, “Arena Sport” do të paguaj 150 mijë euro Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa këta të fundit mjetet e përfituara do t’i ndajnë me 10 klubet e LPFM-së (15 mijë euro për secilin klub).

FFM dhe “Arena Sport” kanë firmosur kontratë 2 vjeçare.

Marketing