Muaremi: Aksioni për duhanin do t’i përfshijë edhe ministrinë e ekonomisë dhe Doganat

Vijojnë hetimet në kuadër të aksionit anti-duhan. Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, në një intervistë për Alsat zbardh se hetimi do të zgjerohet edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Doganat. Muaremi gjithashtu tha se Policia Financiare po i përgatit padit lidhur me shpërdorimet në projektin për ndërtimin e Teatrit të Tetovës. Numri “një” i policisë financiare thotë se hetime zhvillohen edhe për disa zyrtarë të pushtetit aktual, njofton Alsat M.

Marketing

“E gjithë energjia e Policisë Financiare në ditët e ardhshme do të koncentrohet dhe do të orientohemi në hetimin si kanë arritur ato kompani private që të mund të importojnë atë duhan të jo-ligjshëm. Kemi ardhur deri të disa informacione të cilat na tregojnë se janë të përfshirë edhe disa institucione shtetërore që kanë dhënë vërtetime apo leje për hyrjen e duhanit të llojit Virxhinia. Konsultimet bëhen me Prokurorinë i cili besoj do të japë urdhër që të vazhdohet hetimi dhe sigurohen prova të reja, hetimi do të zgjerohet për të involvuar edhe persona të tjerë të autorizuar nga ana e shtetit”, tha Muaremi.

Ai tha se në hetim do të jenë të përfisha edhe dy institucione shtetërore: Ministria e Ekonomisë dhe Doganat.

“Kemi të bëjmë me dy institucione, sipas provave kemi arritur ti sigurojmë ditëve të kaluara. Është Ministria e Ekonomisë dhe Doganat… Sipas prokurorisë apo prokurorit kompetent i angazhuar në këtë hetim tregon se vërtetimet apo lejet që janë dhënë për import duhet të analizohen nëse janë konform ligjit apo jo. Në qoftë se kemi shkelje apo keqpërdorim të ligjit për dhënien e lejes së importit të duhanit. Nga ana tjetër duhet të dorëzojmë fakte nëse importi i duhanit është në koordinim dhe bashkëpunim të kompanive të cilët në Maqedoninë e Veriut kanë të drejtën e prodhimit të produkteve duhanore”, tha Muaremi.

Ai ka thënë se në Teatrin e Tetovës Policia Financiare kryesisht hetimin e ka drejtuar në procedurën e ndarjes së tenderit apo furnizimit publik për ndërtimin e teatrit.

“Realizimin ende nuk kemi arritur për ta hetuar se ashtë konform procedurës apo jo. Procedurën të cilën e kanë realizuar për Teatrin e Tetovës ka shkelje në drejtimin e dokumentacionit që është kërkuar për ta fituar tenderin nga ana e realizuesit të projektit. Në konsultim me prokurorin për krime të rënda kemi arritur që në ditët në vijim të dorëzojmë padi penale për të gjithë të involvuarit në këtë proces”, u shpreh Muaremi.

Marketing