Muaremi: Policia financiare ka hapur para-hetim për Bankën Eurostandard (VIDEO)

Policia financiare ka hapur para-hetim për Bankën Eurostandard, zbulon drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi.

Marketing

Muaremu për emisionin Trilling tha më tej se ata kanë indikacione serioze të keqpërdorimit të fondeve nga fondet evropiane të dhëna nga ish-drejtoresha Lidija Dimova për Agjencinë Evropiane të Arsimit.

“Për herë të parë do ta them publikisht se Drejtoria e Policisë Financiare vepron, pra është në fazën e para-hetimit për Bankën Eurostandard dhe në atë pjesë më shumë nuk mund të them, por nga vetë momenti i sqarimit publik se Banka Eurostandard hynë në falimentim, te ne është pranuar padi dhe është marr urdhër nga Prokuroria Publike dhe veprohet”, tha Muaremi.

Marketing