Muaremi: Zero tolerancë për krimin e organizuar

Drejtori i Policisë Financiare në një intervistë për REL në gjuhën maqedonase, ka vërtetuar dyshimet se ish funksionarë dhe biznesmenë kanë larë para nëpërmjet disa rrjeteve të kompanive, duke fituar mjete të majme. Është optimist se procedurat do të dëshmojnë dhe fajtorët do të përgjigjen për keqpërdorimet e bëra.

Marketing

“Nga dita kur kam marë këtë pozitë, unë si drejtor i Policisë Financiare, ky institucion ka zero tolerancë për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Po punojmë të spastrojmë këtë lloj të krimit, pa dallim nëse është bërë nga ish apo nga funksionarë të tanishëm. Kemi raste të cilat po i udhëheqim, ku janë të involvuar funksionarë të tashëm. Dmth nuk kam asnjë presion në drejtori. Presion ka, por për tu zbardhur krimi, tjetër presion nuk ka deri tani”, thotë Muaremi.

Gjithashtu lidhur me rastin e fundit të ndjekur nga Drejtoria e që është lënda për ndërtimin e urës “Syri”, Muaremi shtoi se së shpejti ngjarje të tilla shpejtë do të kemi, por do të ketë edhe tjera edhe më interesante.

Ndërsa në pyetjen se në çfarë kuptimi janë më interesante, ai thotë se “më interesante në kuptimin e vlerave që janë keqpërdorur, gjegjësisht ato janë shumë më të larta se sa në rastin “Syri.

Për më shumë ndiqni videon e plotë.

Marketing