Muça bashkë me fëmijët inspektojnë nga afër parkun e ri në Çair

Drejtori i NP “Parqe dhe gjelbërime” Ardijan Muça sot ka inspektuar nga afër parkun e ri në Çair së bashku me inspektorët e vërtetë-Fëmijët.

Marketing

“Sot isha në teren me inspektorët e vërtetë të parqeve – fëmijët .
Kontrolluam parkun e ri dhe pushimoren e re në Çair se a janë projektuar dhe ndërtuar ashtu siç duhet edhe atë me biçikleta! ♀

Derisa luanin futboll ⚽, pastronin, vëzhgonin dhe meditonin në qetësi, përgjigjja e tyre ishte SUPER ËSHTË PARKU, NA PËLQEN ♂☘♂

Më vjen mirë, megjithëse kriteret e tyre janë të rrepta , unë jam i lumtur që u’a kemi plotësuar dëshirat dhe kërkesat e tyre .

PS: Na u desh sakt vetëm një muaj për të realizuar kërkesën e banorëve për pushimoren e re.”, ka shkruar Muça në rrjetin social facebook.