Muça: Deri në fund të vitit do të gjelbërojmë 100.000 metra katror sipërfaqe

Drejtori i NP “Parqe dhe gjelbërime” Ardijan Muça në intervistën për gazetën “Veçer” flet për aktivitetet e ndërmarrjes që drejton, sfidat me të cilat ballafaqohet gjatë punës dhe planet për të ardhmen. Edhe pse deri më tani me punën e tij të palodhshme ka arritur që të gjelbëroj dhe zbukurojë me lule të ndryshme sipërfaqe të madhe në gjithë territorin e Qytetit të Shkupit, Muça nuk mjaftohet me kaq. Nëse premtojnë kushtet klimatike Muça synon që të gjelbëroj 100.000 metra katror sipërfaqe në kryeqytet.

Marketing

“Nuk mund të parashikojmë saktësisht se sa zona të reja të gjelbërta do të realizohen dhe sa të tjera do të rindërtohen deri në fund të vitit, pasi jemi të lidhur ngushtë me motin. Nëse nuk do të ketë shi dhe borë, do të mundohemi që të gjelbërojmë 100.000 metra katrorë sipërfaqe të reja dhe të rindërtuara.”, deklaron drejtori i NP “Parqe dhe gjelbërime” Ardijan Muça.

Ai pranon se si Ndërmarrja e ka vështir të ballafaqohet me vjedhësit dhe shkatërruesit e parqeve dhe gjelbërimeve edhe pse të gjitha rastet janë paraqitur me kohë në organet kompetente.

“Ne vetëm bëjmë thirrje tek të gjithë qytetarët edhe tek ata që janë të pandërgjegjshëm për rruajtjen e ambientit sepse punën që e bëjmë, e bëjmë për të mirën e tyre.”, deklaron Muça.

Marketing