Muça: Do ia rikthejmë bukurinë Kalasë së Shkupit

Drejtori i NP ‘Parqe dhe gjelbërime’ Ardijan Muça vazhdon me përkushtim punën dhe misionin e tij për të gjelbëruar qytetin e Shkupit. Ai përmes një njoftimi informon për aksionin e madh që ka ndërmarrë kjo ndërmarrje për pastrimin dhe gjelbërimin e Kalasë së Shkupit.

Marketing

“Kalaja e Shkupit nuk do jetë kurrë e braktisur, ne po ia rikthejm bukurinë me punën tonë! 🥰❤️

Shumë shpejt do mundeni ta vizitoni 👨‍👩‍👧‍👦 dhe ta shijoni këtë pasuri, sepse kemi filluar një aksion të madh për pastrimin e saj që do vazhdon edhe disa ditë deri sa të shkëlqen dhe frymon shlirë ky vend që është shpirti i Shk💎pit.

Qyteti i gjelbëruar nuk ka kuptim nëse Kalaja nuk shkëlqen nga gjelbërimi 🌸☘️🌳 dhe këtu jemi derisa nuk do jetë ashtu 😉”, ka shkruar Muça në facebook.

Marketing