Muça: Ëndërra ime është që çdo deponi e egër të shëndrohet në oazë gjelbërimi!

Drejtori i ndërmarrjes publike Parqe dhe Gjelbërime Ardijan Muça, në një intervistë për SDK.MK, ka bërë të ditur se deponia në sallën ‘Boris Trajkokvski’ e cila ishte djegur në muajin Prill të vitit 2019,do të bëhet park.
‘Qyteti i Shkupit së bashku me NP ‘Parqe dhe Gjelbërime’ punojnë në këtë projekt, hapsirë kjo e cila me vite të tëra ishte e shndëruar në deponi të bëhet park me hapsira të gjebëruara, me fidane të cilësisë së lartë dhe terrene sportive- thotë Muça.

Marketing

‘Dëshirojmë që parku të ketë përmbajtje,për shembull të jetë I ndarë sipas llojit të gjelbërimit dhe bimëve, për shembull një pjesë të jetë me kopësht me trendafila.Që të jetë sa më atraktiv për vizitorët do të bëjmë edhe përmbajtje tjera rekreative, shesh lojrash, skenë verore dhe stola. Që të kemi më shumë ide kualitetive do të shpallim konkurs për zgjidhje ideore.Pres që në muajin Maj, të fillojmë me pastrimin dhe regullimin e hapsirës. Bëhet fjalë për hapsirë të madhe prej rreth 100.000 metër katrorë- thotë Muça.

Për Muçën, ëndërra dhe suksesi më i madh do të ishte që çdo deponi të egër të shëndrohet në oazë gjelbërimi!

Ndryshe, këtë vit, NP ‘Parqe dhe Gjelbërime’ për ngritjen e hapsirave të gjebërta dhe parqeve, nga buxheti I Qytetit të Shkupit ka fituar rreth 2,7 milion euro , mjete këto që janë dyfish më shumë, krahasuar me vitet e kaluara.
Vitin e kaluar, Qyteti I Shkupit dhe NP ‘Parqe dhe Gjelbërime’ në park shëndruan hapsirën prapa ndërtesës së Filharmonisë në Shkup.

Marketing