Muça në aksion për një pranverë më të bukur në Çair

Ekipet e ndërmarrjes publike “Parqet dhe Gjelbërimet” prej sot kanë filluar aksion për krasitjen dhe prerjen e drunjve dhe zëvendësimin e tyre me të rinj në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair.

Marketing

Ky aksion pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Numri një i kësaj ndërmarrje Ardijan Muça qetëson qytetarët duke thënë se aksioni ka për qëllim zbukurimin e Çairit.

‘Ç’po ndodh në Jahja pashë 🤷♂??
Mos u shqetëso, diçka e bukur 😀. Po mënjanohen degët që pengojnë korsin e këmbësorëve🚶♀dhe rrugën automobilistike 🚗🚌, me qëllim që të kemi një paraverë më të bukur ☀🌳., ka shkruar Muça në facebook.

Ai gjithashtu apelon që gjatë këtyre ditëve derisa zgjatë aksioni të mos parkohen veturat në rrugë dhe trotuare.

Apeloj te qytetarët, nëse kanë mundësi, të paktën në këtë periudhë të kenë durim dhe veturat mos ti lënë në rrugë dhe trotuare pasi që do të krasiten të gjitha drutë në bulevardin “Cvetan Dimov” dhe deri para komunës së Çairit.

Njëkohësisht jemi duke mbjell dru të rinj, javën tjetër do të fillojë edhe mbjellja e fidaneve të reja të cilat i kemi paralajmëruar dhe ato fidane të cilat janë të vjetra dhe janë të pasigurta për qytetarët, do ti ndërrojmë me fidane të reja. Kemi vendim të prerë, nuk do të premë asnjë dru pa e ndërruar me të ri”-pohoi Ardijan Muça, drejtor i NP “Parqet dhe gjelbërimet”.

Marketing