Muça nuk ndalet, çdo ditë befason qytetarët me ndonjë aktivitet

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Ndërmarrjen Publike “Parqet dhe Gjelbërimet” kanë përfunduar projektin e përbashkët për ndërtimin e një këndi argëtues dhe edukativ për fëmijë, në Fushën e Sportit në lagjen e Fushë Tophanes.

Marketing

Me vendosjen e pajisjeve urbane (ulëse parku, shporta për mbeturina), vendosjen e ndriçimit publik dhe shtegun për këmbësorë, ky kënd po ashtu do të shërbejë edhe si një shesh pushimi për të moshuarit dhe banorët e zonës.

Kryetari i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu e ndoqi sot përfundimin e punimeve të këtij projekti bashkë me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, z. Petre Shilegov dhe Drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe Gjelbërimet”, z.Ardijan Muça.

Ky i fundit fton fëmijët që të argëtohen në parkun e ri të qytetit.

‘Çka prisni fëmijë 👧👶🏻?!
Merri prindërit 👫, gjyshërit 👵🏻👴🏻 dhe vraponi 🏃♂ tek labirinti dhe shtëpiza prej çokollade 🏡 të luani.
Tani më përveç se në Parkun e Qytetit ekziston edhe një labirint edhe atë në Çair, me fat 😍, ka shkruar drejtori Ardijan Muça në facebook.

https://www.facebook.com/2138758573040535/videos/2099498237028841/

Marketing