Muça vazhdon me zbukurimin e Shkupit

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime” Ardijan Muça vazhdon me gjelbërimin e Shkupit. Nga sot ka filluar me mbjelljen e fidanëve të rinj në komunat Çair dhe Karposh ndërsa paralajmëron se mbjellja e fidaneve të reja do të vazhdojë edhe në komunat tjera të Shkupit.

Marketing

Risia më e re!
Në rr. “Kemal Sejfulla” – Çair dhe Bul. “8 Shtatori” – Karposh, kemi mbjell fidane të rinj halorë dhe kaçuba stolisëse në gjelbërimin e mesëm që gjinden pikërisht në hapësirat e komunikacionitku Ju çdo ditë jeni në lëvizje. Qëllimi ynë është – ngado që lëvizni me të shihni gjelbërim dhe të relaksoheni dhe për këtë arsyeje këtë risi dhe projekt do e vazhdojmë edhe në lokacione tjera të qytetit ., ka shkruar në facebook drejtori Ardijan Muça.