Muhamed Halili zgjidhet kryetar i Këshillit të Ambasadorëve

Këshilli i Ambasadorëve ka zgjedhur për kryetar Muhamed Halilin, ndërsa si nënkryetar janë zgjedhur Eleonora Petrova dhe Aleksandra Naqeva-Ruzhin. Këshilli i Ambasadorëve njoftoi këtë pasdite se ambasadorët Ljupço Arsovski, Gjorgji Filipov, Azis Pollozhani, Tihomir Ilievski, Gjorgji Spasov dhe Zoran Jolevski janë gjithashtu të përfshirë në Bordin Ekzekutiv. Kryetari i ri është zgjedhur gjatë mbledhjes vejtore që këtë vit u mbajt online. Në mbledhje është miratuar edhe plani dy vjeçar i kësaj organizate, që deri më tani është drejtuar nga ambasadori Ljupço Arsovski.

Marketing

https://alsat.mk/muhamed-halili-zgjidhet-kryetar-i-keshillit-te-ambasadoreve/